Ia përmendin historinë jashtë Livias, reagon Mevlan Shaba në mbështetje për të: Thua sikur ju tjerat brenda jeni virgjëresha

Livia Brunga ka pasur një debat të ashpër sot (e hënë) me banoren tjetër të shtëpisë, Loredanën.
Kjo e fundit ia ka përmendur ish-të dashurin e saj në BBVA, përkatësisht Mevlan Shabën.

“Historia jote jashtë është për t’i vënë duart në kokë”, i tha ajo.
Ndërkohë Livia u përgjigj: “Ish- i dashuri im ka më shumë dinjitet se ai, mos e përmend më”.

E për këtë pati një reagim edhe nga vetë protagonisti, duke i dalë në mbrojtje Livias.

Reagimi i plotë:

“Tani do them një dy fjalë si publik kushdo që të ishte në atë pozite që gjykohet dhe i përmendet gjithë kohës një lidhje që ka pasur jashtë, çdo njeri mban përgjegjësitë e veta për jetën private.

Nuk jemi askush ne të gjykojmë jetën e të tjerëve. Kjo më bën të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero me xhufke.

A thua se ju të tjerat aty brenda jeni virgjëresha dhe s’keni pasur ndonjëherë lidhje jashtë.

Merruni me veten se po lini name aty brenda saqë po bëni edhe prindërit me zemër këtu jashtë”.