Rama e ka shfrytëzuar këtë rast për të ironizuar ish-kreun e PD
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmi ne rremë që qarkulloi në disa media online, se Lulzim Basha ka ndërruar jetë në një aksident.
Rama e ka shfrytëzuar këtë rast për të ironizuar ish-kreun e PD, teksa në një postim në Instagram, ka ndarë reagimin e Bashës për këtë lajm. Kryeministri i shkruan me ironi “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”. Ndërsa krahas postimit ka vendosur edhe një emoji me zemër të kuqe.