Mihali ‘sfidon’ Lushtakun: Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat

Koordinatorja e VV’së, Dejona Mihali, ka shkruar me pretendime se protesta e qytetarëve të Skënderajt qenka orkestruar nga Sami Lushtaku që po fshehet siç pretendon.

Në Skënderaj protestuesit para tubimit të VV’së nuk kishin zorin të fshihen e brohorisnin qartë se mbështetës të kujt janë, ‘Hashim Thaçi’ e ‘Sami Lushtaku’ kur u mblodhën.

As nënkryetari në komunën e Skënderajt nuk njihet që s’flet publikisht për çështje e opinione të tij.

“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat.”

Retorika nxitëse e gjuha e urrejtjes ishin subjekt i disa dënimeve ndaj VV’së që iu shqiptuan nga PZAP gjatë kësaj fushate elektorale.