“Më duket se vdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin

Në një moment të tensionuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, banorët u vunë në qendër të një diskutimi interesant.

Egli, ishte ajo që bëri disa komente për marrëdhënien mes Jozit dhe Gjestit.

Egli, duke e vëzhguar Jozin që i shkonte pas Gjestit, u shpreh me humor por edhe me kritika: “Aman, mor burrë jepi pak vëmendje se vdiq, mbaroi, ama more aman se te është qep nga mbrapa.

Ky më duket se vdes për ty, por se pranon dot”, tha më tutje ajo.

Gjesti pastaj i thotë Jozit: “Pse po frikësohesh te lësh Lorin me mua?”

Ndërsa Jozi, i nervozuar, u përgjigj: “Ti s’po mundesh t’i bësh asgjë femrës tënde, e le më të tjerëve”.

Në këtë moment, Egli nuk e ndaloi reagimin e tij dhe tha: “Mos thuaj kështu, se pari nuk është se imja. Pse je kaq për tokë si njeri, pse je kaq i ulët, me tendencë e ke pasur që nga dita e pare”.

Jozi, i irrituar, iu kthye: “Pse po të djeg o zemra?” dhe tensioni vazhdoi.

Ky moment i ngarkuar me fjalë të ashpra tregoi se marrëdhëniet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të tensionuara, duke sjellë reagime të shumta nga të gjithë. /Telegrafi/