Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Albin Kurti edhe në Drenicë shkon me “xhipa të zi” që dikur i ka kritikuar.
Krasniqi, tutje për Kurtin tha se në veri ka shkuar me Forca Speciale.
“Unë kam shku në Zveçan e Zubin Potok, ku i kam pas dy kryetar të komunave nga radhët e PDK-së, z.Kurti nuk ka ardhë, jo që s’ka ardhë atëherë, por unë kam shku prap në shtator i kam vizitu prap qytetarët. Nuk ka ardhë z.Kurti, z.Kurti ka ardhë 8 muaj më vonë por me 100 forca speciale…”, tha Krasniqi.
“Kapak të rrezikuar jemi krejt, ai nashta më shumë por më i rujtun është se na…mos mu tutë s’i kish marrë ka 20 veta prej ditës që është bërë kryeministër, jo në veri edhe në Prishtinë”, shtoi Krasniqi në T7.
“Ai në Drenicë, në përkujtime të masakrave, nëse shkon, shkon me 20 truproje. Me policë të mbrojtjes së afërt, është turp, prej kujt po tutesh, prej popullit tond a, me xhipa të zi rend që i kritikojke”, tha Krasniqi.