Çudit gruaja e Gertit: “Ai tërhiqet fizikisht nga kjo banore…”

E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë bashkëshortja e Gertit, Greisi.

Ajo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat që Gerti ka krijuar brenda shtëpisë së BBV.

Kur u pyet nga Heidi se si e kanë parë prindërit e Gertit situatën mes tij dhe Laertit ajo u përgjigj duke thënë:

“Në fakt nuk mund t’ju them që ata nuk janë të mërzitur dhe të shqetësuar.

Unë ju thashë një ditë që nëse nuk e përballoni dot mos e shihni.

Ndërsa unë e kam marrë pak më me sportivitet. Në fund të fundit është një lojë ku ka edhe kosto të tilla.”

Po në lidhje me komentin e Jozit që ai ka parë diçka mes Gertit dhe Rozanës?

“Aty na fiku sepse të them të drejtën nuk hyn Rozana në gustot e Gertit. Po të më pyesni kush do t’i pëlqejë Gertit më shumë atje mund të jetë përshembull fizikisht Livia.”