Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar sot aksident derisa ishte “live” në rrjetin social Facebook në qytetin e Drenasit.
Përderisa ai po fliste për Drenicën, dëgjohet një zhurmë dhe pas të bërtitura.
Në pamje duket se Kuka është lënduar dhe veturat kanë pësuar dëme gjatë përplasjes.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Ambulanca dhe Policia.
Kukaj dhe shoferi i automjetit tjetër e akuzojnë njëri-tjetrin se e kanë shkaktuar aksidentin.
Kukaj duke rënkuar tregon se ia ka lënduar duart.
“Llajv jam kanë ky më ka dalë përpara.”, tha Kukaj.