Ekskluzive: Lirim Mehmetaj kërcënohet – Këta janë dy personat e arrestuar nga Policia

Krimet e Rënda kanë nisur hetimin ndaj dy personave të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas një denoncimi për kanosje. Gazeta raportoi ekskluzivisht se Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar.

Kush janë të dyshuarit që përfunduan prapa grilave pas kërcënimeve ndaj gazetarit Mehmetaj?

Të dyshuarit që me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje janë Agim Logu dhe Hashim Mehmeti, të dy 56-vjeçarë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gazetari Mehmetaj i ka raportuar rastet para dy ditësh, për komentet me përmbajtje kërcënuese, pas paraqitjeve të tij në debatet ku merr pjesë.

Si rezultat, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje dhe ka arritur që gjatë ditës së sotme t’i identifikojë personat e dyshuar dhe të sigurojë prezencën e tyre.

Ndaj tyre, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Kanosja”.