“E puthja sa për teatër”, Arjan Çani për Bleona Qeretin: Çfarë u bën meshkujve kjo, se vajti dhe 50-vjeç

Arjan Çani ka komentuar së fundmi inagurimin e Donald Trump si dhe personazhet VIP të cilët morën pjesë në ceremoni. Në emisionin ‘Dekalog’, gazetari ka folur mbi një fotografi të Bleona Qeretit të postuar nga vetë ajo, krah Richard Grenell duke shkuar në festën e inagurimit.

Jo vetëm kaq, por Çani ka zbuluar se ndër vite kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe puthjet, përqafimet në emisionin e tij kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.

Arjan Çani: Nuk e kam mike fare unë Bleona Qeretin

Roland Qafoku: Ti e ke pasur në emision, e ke përqafuar, e ke puthur, çfarë s’i ke bërë.

Arjan Çani: Ishte teatër, unë nuk e duroja dot fare. Pas një sherri të madh, ishte teatër për të gënjyer njerëzit.

Roland Qafoku: Bleona Qereti dhe Richard Grenell në ceremoninë e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Arjan Çani: Mos ia fut kot. Ajo njihet me këta. E zonja është! Si i bën miq këta, çfarë u premton? Se kjo nuk është as gocë e re që të thuash… se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç.

Këta janë mashtrues, këta rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje.