Fotoja që bëri NAMIN në rrjet, Xum Allushi sqaron RAPORTIN me Olsi Bylykun ‘Dikur ne ishim…’

Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4”, jashtë saj, në rrjetet sociale qarkulloi një foto e Xum Allushit dhe Ols Bylykut. Fotoja bëri bujë, pasi Xumi kishte shprehur pëlqim për Eglin, ish-partneren e Olsit.

Sot, në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi ku u ndal te fotoja, për të cilën tha se është bërë rreth 9 vite më parë, por theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.

“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.

Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.