“Hyrja ime është thikë me dy presa…”/ Amber ‘kerkon’ rikthimin në BBV?

E ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber. E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV.

Kur u pyet nga Heidi nëse dëshiron që të kthehet sërish në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin, Amber u shpreh:

Hyrja ime është thikë me dy presa.

Jo vetëm e imja por e çdo banori që del nga ajo shtëpi sepse nëse ti do të rihysh dhe do të fillosh lojën aty ku e le është arritje.

Ndërsa të hysh dhe të bësh mbretëreshën që unë mora informacione dhe u futa për t’ju vënë juve përpara është gabimi më fatal që mund t’i bësh vetes.