Mbremjen e sotme në “Big Brother VIP Albania” ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për ngjarjet brenda shtëpisë, por edhe për detajet e veçanta jashtë saj.
Në qendër të vëmendjes ishte një veshje e veçantë e dizajnuar nga stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila u komentua gjerësisht nga Laerti dhe G Bani, shkruan Indeksonline.
Blerina Kllokoqi Rugova është e njohur për dizajnet e saj të veçanta që shpesh shfaqin detaje autentike dhe mesazhe të thella. Ky gjest është vetëm një tjetër shembull i punës së saj që arrin të kombinojë estetikën me domethënien kulturore.
Më poshtë keni momentin e plotë./Indeksonline/