Shkruar nga Spartak Ngjela
Gjendja në Beograd është drejt shpërthimit popullor.
Demonstratat e fuqishme po i afrohen një forme drejt agresivitetit social.
Qeveria e Beogradit duket sikur do të rrezohet.
I.
Ka një rregull në motivin politik shoqëror: kur pakënaqësia popullore ka kaluar deri në pjesëmarrje të mëdha protestash, shoqëria vjen e induktohet përditë e më shumë drejt ndryshimit, derisa kjo formë bëhet një domosdoshmëri.
Kjo po ndodh edhe në Beograd.
Nga shenjat po duket se koha Vuçiç ka mbaruar.
Protesta të tilla po e tregojnë ditë për ditë këtë, edhe në Beograd.
Dhe ajo që është më e rrezikshmja për atë shtet, është fakti i njohur shoqëror që në Serbi tani ka një bashkim të pakicave etnike, por këto pakica, po të bashkohen si frymë, ky bashkim formon në Serbi një shumicë shoqërore absolute.
Dhe kjo pritet të ndodhë në këtë kohë në Serbi.
Por ekspertët e hollë të kësaj politike në përplasje shoqërore, theksojnë se trazirat e Beogradit do të shkojnë edhe drejt forcës.
Por ata nuk duan ta thonë botërisht.
Kjo sepse rreziku aktual i Serbisë është shpërbërja sociale e saj, si shoqëri multietnike që ajo është aktualisht.
II.
Ja, pikërisht kësaj i është trembur vazhdimisht në këto kohë ekstremizmi serb dhe ushtarakët e saj. Por tani të gjithë e dinë se janë dy shtete të fuqishëm shqiptare në Ballkan. Dhe pyetja që ngrihet këtu është kjo: shpërbërja shoqërore e Serbisë, a krijon një krizë ballkanike për të gjitha etnitë e Gadishullit?
Kjo nuk mund të ndodhë, por lëvizja e nëndheshme e Serbisë këtë po ia paraqit si rrezik analitikës së NATO-s dhe Uashingtonit.
Por nga serbët ka një heshtje të plotë. Domethënë se ata po e pranojnë rrezikun dhe po e presin me ankth.
Po çështja shqiptare?
Shqiptaria është e sigurt, edhe Kosova, edhe Shqipëria, por gjithashtu edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Prandaj këtë që po ndodh e ka sot si një favor
të madh politik i gjithë-bashkimi shqiptar.
Por ne duhet të presim me vëmendje, kurse shumë të vendosur duhet të jenë Vjosa Osmani, Albin Kurti, por edhe Edi Rama dhe i gjithë lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
III.
Dhe forca e shqiptarisë do të shkojë edhe shumë më përpara.
Tani është një gjë e sigurt, se të gjithë këtë që po ndodh sot në Gadishullin Ilirik, e ka krijuar dhe po e çon përpara forca e madhe e shqiptarisë.
Koha erdhi më në fund te Teuta e Madhe e Ilirisë, dhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Çamëria, bashkë, do të jenë shumë shpejt superfuqia e Gadishullit Ilirik.
Prisni dhe shikoni…
/GazetaKosova/