Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” në Top Channel.
Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, Eglin, por dhe për mundësinë që mund t’i jepej për t’u futur sërish në ‘BBVA’.
Pyetje-përgjigje:
Pyetje-Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?
Redoni: Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.
Pyetje-Si u ndie ajo që doli?
Redoni: Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pyetje-A ishte pjesë e vendimit tënd për të dalë edhe pëlqimi që kishe për Eglin?
Redoni: Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja.
Pyetje-A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?
Redoni: Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë.