Rozana Radi dhe Gerta Gixhari shpesh janë përfshirë në debate të forta brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4.
Një natë më parë dy banoret nisën një debat, fillimisht për lojën, më pas degradoi në përmendjen e familjes dhe fëmijëve.
Ka qenë Rozana e cila i përmendi Gertës fëmijët, edhe pse pa tendencë dhe qëllim të keq. Por reagimi nga Gerta ishte i menjëhershëm duke iu drejtuar : “Unë kam atë që ti nuk e ke”. Rozana e pyet që “çfarë nuk kam unë” dhe Gerta ia kthen “Që unë jam nënë e ti nuk je”.
Këto fjalë e kanë prekur këngëtaren, e cila ka shpërthyer në lot. Këngëtraja mes lotësh tregoi se ajo prej shumë vitesh po tenton të ketë fëmijë, por nuk mundet. Rozana rrëfeu se është pa shtëpi sepse prej shumë vitesh rrogën e saj e ka shpenzuar në spital dhe tek mjekët.
Rozana: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë. Unë s’kam marrë një rrogë timen ta shpenzoj sepse gjithë rrogën time sa kam vendoru të kem një fëmijë e kam harxhuar për këtë gjë. Dhe ajo me thotë mua ‘unë kam një gjë që ti se ke’.
Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu? Ku e di? Shkova e i qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend? S’kam qarë në asnjë vend. Pa faji më ka ai që kam jashtë unë? Që unë kam gjithë këto vite që luftoj, më shumë shkoj unë në spital se doktorët.
Si për ironi, para disa vitesh Rozana ka qenë e ftuar në emisionin e moderuar nga Gerta Gixhari ku e pyetur mbi këtë temë këngëtarja deklaroi se kishte dëshirë të kishte një fëmijë, por që nuk kishte kohë për momentin pasi fëmijët duan angazhim.