Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka një histori të gjatë dashurie me bashkëshortin.
Në një rrëfim në “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon se e ka njohur kur ishte 16 vjeçe përmes lidhjeve familjare. në moshën 17-vjeçare ajo u bë nënë për herë të parë dhe sot kanë 3 fëmijë.
Deputetja shprehet se ka vënë re një ndryshim në familje në Kosovë. Ajo thotë se brezi i saj është rritur në formë tradicionale, por prindërit po përpiqen t’i edukojnë fëmijët në mënyrë moderne.
Blendi Fevziu: Sa vjeç je martuar?
Duda Balje: 16, 17 kam lindur djalin e parë. Pa letërnjoftim.
Blendi Fevziu: 30 e ca vjet jeni bashkë?
Duda Balje: Më shumë se 30. Kemi dy djem dhe një vajzë. Kemi një martesë shumë stabël. Ne në Kosovë, këto shifra nuk besoj se… këtu është pak më ndryshe.