Aktori Sevdai Radogoshi, është deklaruar lidhur me takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Aktori pyeti panelistët e Pressingut se “çka ka bërë keq”, që ka shkuar si mysafir në tubimin e Kurtit, teksa tha se krejt partitë politike i përkahë.
Aktori tha se vetëm me Listën Serbe nuk është.
“Unë për të gjithë jam artist, s’jam anëtar i asnjë partie politike por jam me krejt partitë politike. Kam lobuar për të gjithë, për krahun e luftës. Ku më kanë thirrë kam shku, unë veç me Listën Srpska s’jam. Zgjedhjet lokale që bëhën në Gjakovë për të gjithë shkoj, i falënderoj krejt ata që më ftojnë. Me krejt partitë politike jam konë”, tha Radogosh,.
“Çka kam bo keq?”, pyeti artisti për shkuarjen e tij tek Kurti.
“S’është keq edhe me kan me naj parti politike, krejt janë konë njëherë në LDK , tani hygjym tek të luftës, tani me Albin Kurtin, qysh janë bo me Albin Kurtin tash edhe do po dalin..Po tutna mos je kap vonë”, i tha Valon Syla aktorit.
“Unë s’jam anëtar, çka dmth me shku mysafiir me Albin Kurtin me ngu çka po thotë?”, ia ktheu Radogoshi.
“S’është marre more…”, i tha Syla.