E FUNDIT/ Rama i vendosur për vendimin “ekstrem” të Qeverisë: Së shpejti…

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama kka folur sërish për TikTok-un, ku siguron qytetarët se qeveria është e vendosur për t’a mbyllur rrjetin social që përcjell dhunë dhe pasiguri tek qytetarët.

Gjithashtu kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve “për mbylljen e dyerëve” të opozitës e cila kërkon të vijë në pushtet përmes shpifjeve, në zgjedhjet e 11 majit.

“TikTok do ia mbyll derën qeveria. Por këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert ju. Këta shpifarakë (opozita) nuk janë alternativa politike e shekullit 21. Mos i falni autorët e poshtërsirave. Mos merrni llumin si fatkeqësi që nuk e shmangni dot. Modele të shpifura të bashkëjetesës shoqërore. As mos i toleroni”, shprehet Rama.

Kryeministri e ka quajtur Sali Berishën “katran me diplomë mjeku”, që ka kapur për fyti Partinë Demokratike.