“Punoja 16 orë në ditë…”- Gramozi me rrëfim preksës, surprizohet nga partnerja: Mësojnë gjininë e foshnjës

Gramozi ka dhënë një rrëfim emocional nga jeta e tij në ‘prime’ në BBVA4.

“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai”, ka thënë ai.

Më pas ai u surprizua në Big Brother VIP nga partnerja shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin.

Ndërkohë aty Gramozi ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu siç ai donte të ishte.