Olsa Muhameti reagon ‘ashpër’ pas hyrjes së Gjestit në BBVA!

Producentja ekzekutive e sivjetme e Big Brother VIP Kosova ka reaguar pas eliminimit të Gjestit nga ky format televiziv dhe hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania.

Përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, Muhameti ndau një video nga një teren malor, ku nuk munguan kunjat për BBVA.

Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a. Sfilitesë”, shkroi ajo duke thumbuar kështu BBVA.

Reagimi vjen pasi që akoma pa u bërë 24 orë nga eliminimi në BBVK, Gjesti një nga personazhet më të spikatura, u izolua sërish veçse kësaj radhe në BBVA.