Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri është mbyllur një zyrë tatimore që funksiononte si Degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
“Rreth orës 9:00 kemi hyrë në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore (si Degë e Ministrisë së Financave të Serbisë).
Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me prokurorë, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, tha për “Zërin” zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Elshani konfirmoi se nuk ka të arrestuar nga ky rast dhe se rasti do të hetohet si “Falsifikim i dokumenteve”.