“Edhe njëherë…” Biznesmeni bën paralajmërimin e fundit për Parashqevinë: “Do merren masa”

Elton Ilirjani e ka ngritur disa herë shqetësimin përsa i përket llogarive jozyrtare që janë hapur në emër të Parashqevi Simakut.

Mirëpo duket se ky është paralajmërimi i fundit, pasi pak minuta më parë ai ka bërë të ditur se të gjitha llogaritë do të mbyllen, ndërsa Simaku do të posedojë vetë një llogari zyrtare, e cila do të menaxhohet nga djali i saj.

Në InstaStory, Eltoni shkruan: Edhe një herë: Të gjitha llogaritë Fallco “Parashqevi Simaku” në Instagram, Facebook, TikTok apo kudo do te hiqen per disa ditë! Kemi bërë ankesën në Meta dhe TikTok! Do te hapet shumë shpejt faqe zyrtare e Kengetares!