Anisa befason më fjalët pas hyrjes së Gjestit në ‘BBVA4’

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka surprizuar të gjithë me reagimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’u bashkuar me “Big Brother VIP Albania 4”.

Në një postim të saj në Instagram Story, Anisa sqaroi se nuk ka asnjë përllogaritje personale ndaj Gjestit, pavarësisht tensioneve mes tyre në BBVK, ku marrëdhëniet kishin qenë të ndërlikuara.

“Atëherë brenda ka qenë një lojë dhe nuk ka qenë asgjë personale me mua. Me hi me i ndëgju intervistat, unë asnjëherë s’kam fol keq për Gjestin. Këtij hallall i qoftë për vendimin që e ka marrë dhe duhet me falenderu Leon që e ka largu prej ni vendi që po shihen senet ma,” shprehet Anisa.

Pas fjalëve të saj mbështetëse, ajo uroi Gjestin për suksesin në aventurën e tij të re dhe shprehu shpresën se ai do të arrijë të fitojë. “Shpresoj t’paktën ta fitojë anej. Go Gjesti!” tha ajo, duke i dhënë një mbështetje publike që shumë e quajnë si befasuese.