Televotimi kokë me kokë nga i cili u largua Gjesti, Lela: Leo e çoi amanetin në vend

Leonardo Gashi mbrëmjen e djeshme (e hënë) kishte një avantazh në lojë si kapiten i javës.

Ai zgjodhi të dërgonte në televotim kokë me kokë dy banorë, ku njëri nga ta do të linte shtëpinë.

I njëjti zgjodhi Drilon Ramën dhe Gjestin, ku ky i fundit la përgjysmë garën dhe çmimin e madh.

E për këtë, pati një reagim nga ish-banorja e Big Brother, partnerja e tij Lela Seferi.

“Edhe asnjëri mos me dalë sot, Leo e çoi në vend amanetin tim. Nadush të dua”, tha ajo.

Duket se Leo këtë e bëri për Lelën pasi kanë qenë ata që nxitën nominimin, nga i cili doli Lela.

Sidoqoftë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finale pasi mbaron më 24 janar.