Pozhari: E natyrshme me e pa Haradinajn në oda, por Abdixhikut duhet me ia përkthy dikush bisedat

Analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se është shumë e natyrshme me pa prezentë në oda kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, por jo edhe atë të LDK-së, Lumir Abixhikun.

Ai tha se oda për Haradinaj është edhe e kaluara e tij, por sipas tij Abdixhikut në oda shumicën e bisedave duhet që t’i përkthehen.

“Është një kundërshtim, këndej kur dëshiron më u paraqitë si parti akademikësh, mandej me llafesh odash – del në kundërshtim. Të z.Haradinaj kur e shoh në oda është edhe e kaluar e tij, prapavija e tij. Është shumë e natyrshme kur e sheh Haradinaj në oda, por kur e sheh Abdixhiku në oda unë e kam përshtypjen se shumicën e meseleve duhet me ia përkthy dikush…”, ka thënë ai.