Gerta përballet me Rozanën pas “prekjes” në kuzhinë: E fitoj lojën dhe duke fjetur gjumë

Gerta dhe Rozana janë përballur me njëra tjetrën, ku kanë debatuar për një incident të ndodhur pak ditë më parë në kuzhinë. Rozana pretendon se Gerta e ka prekur fizikisht, ndërsa kjo e fundit mohon kategorikisht akuzën, duke theksuar se thjesht i ka kaluar pranë.

Gerta e cilësoi situatën të ekzagjeruar. Nga ana tjetër, Rozana theksoi se nuk e sheh Gertën si një konkurrente të fortë dhe sqaroi qëllimin e saj.

“Unë thash se kisha ndonjë banore të fortë, po kështu? Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë… Ku të kam prekur me dorë? Nuk e ka provokuar, kam kaluar duke kërcyer”, tha Gerta

“Nuk e llogaris fare! Jo si kundërshtare, por si më është drejtuar si grua… në këtë moment të lojës mendoj se të gjithë janë banorë të fortë. Nuk e kam ekzagjeruar, nuk kam thënë që më ka goditur”, tha Rozana.