Gerta Gixhari është përballur mbrëmjen e sotme me Rozana Radin në lidhje me deklaratën e saj se e ka prekur fizikisht, arsye për të cilën ajo kërkoi edhe të largohet nga banesa.
Gerta u shpreh se nuk e ka prekur dhe as provokuar, por thjesht i ka kaluar pranë, ndërsa Rozana deklaron të kundërtën.
“Unë thash se kisha ndonjë banore të fortë, po kështu? Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë… Ku të kam prekur me dorë? Nuk e ka provokuar, kam kaluar duke kërcyer”, tha Gerta.
“Nuk e llogaris fare! Jo si kundërshtare, por si më është drejtuar si grua… në këtë moment të lojës mendoj se të gjithë janë banorë të fortë. Nuk e kam ekzagjeruar, nuk kam thënë që më ka goditur”, tha Rozana.