Mes lotësh, Olta Gixhari kërkon nga Atilla këtë gjë: “Të lutem, mos…”

Në një moment prekës mbrëmjem e djeshme në Big Brother VIP Kosova 3, opinionistja Olta Gixhari ka shpërthyer në lot teksa i ka bërë një thirrje publike Atillës, babait të fëmijëve të Drenushës.

Olta ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Drenushën, duke e lidhur sjelljen e saj të fundit në shtëpi me mungesën dhe mallin për fëmijët.

“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi, e gjithë forca që tregon, i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër: malli për fëmijët.”

Olta i bëri apel Atillës që të mos i pengojë fëmijët të takojnë nënën e tyre, duke e quajtur këtë veprim të padrejtë dhe të dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve.

“Kjo që po bën nuk është e drejtë. Nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim. I bëj thirrje të lutem, për të mirën e fëmijëve, të mos i pengosh takimin me nënën e tyre.”