Zafir Berisha: As Serbia nuk i bëri dëm Kosovës sa Kurti, ky injorant dhe delet që shkojnë pas tij

Kandidati për deputet nga radhës e koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët, Zafir Berisha e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, një “rrugaç që ofendon dhe tallet me prokurorin e shtetit”.

“Kosova si shtetë i bër me shumë mund e sakrifica, nuk e meriton një kryeministër rrugaç, i cili ofendon dhe tallet me prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.

“Gjenerata të tëra jan sakrifikur për me bër Kosovën dhe institucionet e saj dhe për me vedosën drejtësi dhe barazi për të gjithë, pa dallim”, është shprehur Berisha.

Pas kometeve të Kurtit për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, të dielën, Berisha ka thënë se Kurti qëllimisht po e dëmton shtetin.

“Kjo mbeturin e politikës sllave që ka mbetur në Kosovë, dhe e cila po kundërmon e po infekton qytetarët me aftësi të kufizuar në mendimit kritikë, qëllimisht po e dëmton shtetin e Kosovës dhe institucionet e drejtësis, me iden se kështu mund të arsyetohet nesër para analfabetët e sektit të tij, kur të ulet në bankën e të akuzuarit, për hajni, kordinim me Radojçiqin, marrveshje të dëmshme për Kosovën me Vuçiqin etj”, tha Berisha.

“As Serbia nuk kishte me i bë dëm Kosovës, sa ky injorant dhe kopeja e deleve që shkojn pas tij, sikurse pas bariut.”