Lladrovci tregon si e njohu Albin Kurtin. “Në 1997 kur ka shku në Amerikë e kam marrë në banesë, e kam çu në aeroport”

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, i ftuar në Pressing në T7 ka folur për njohjen që ai ka me Albin Kurtin, ku ka treguar që ai kryeministrin e njeh qysh nga viti 1997, shkruan Gazeta Express.

Lladrvoci ka treguar që e ka marrë Kurtin në banesën e tij, kur ky i fundit ka shkuar në Amerikë në atë kohë.

‘‘Se unë shpeshherë edhe e kam respektu Albinin, se unë e njoh shumë herët e njoh edhe prej ’97. Kur ka shku në Amerikë ka kalu nëpër shtëpi temën. Bujari e ky, unë jam kanë i kam marrë në aeroport i kam çu në banesën teme. Jam dalë i kam marrë në aeroport të Mynhenit i kam çu në banesën teme, i kam taku me Fehminë. Se po dojnë do zyrtarë të tij me më njoftu tash mu mas 26 apo 27 viteve. Unë shpeshherë e kam respektu dhe e respektoj më shumë se sa ndoshta që e meriton. Por konsideroj që edhe ai mua me ka respektu’’, ka thënë mes tjerash ai. /GazetaExpress