Gazetar Arjan Çani i ftuar në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, sqaroi një herë e mirë përplasjen e tij me kolegët, Blendi Fevziu dhe Grida Duma.
Çani foli për dy nga pseudonimet që pushtuan rrjetin, “Fantomasi dhe Suma”, etiketime që u menduan nga të gjithë se ishin për dy kolegët e tij.
Arjan Çani zbulon prapaskenat e vendimit të Ramës për mbylljen e “Tik-tok”-ut!
25 Dhjetor, 21:35
Pjesë nga intervista:
Po pse nuk e shfaq shumë anën që udhëton , sepse unë e di që ti udhëton shpesh?
Çani: Nuk e tregoj. Është shumë personale, shumë intime prandaj.
Me qenë se ra fjala, m.q.s jemi këtu, s’tu kujtua ndonjë person me këtë pyetje? U bë shumë virale, pse u zure me Fevziun?
Çani: S’jam zënë asnjëherë me Fevziun. Asnjëherë të betohem
Si s’je zënë, ti i thua Fantomas?
Çani: Po ti pse mendon që Fevziu është Fantomasi?
Po tani nëse më fyen inteligjencën e kalojmë.
Çani: Jo më vjen keq, ti ashtu e ke marrë se Fantomasi mund t’i ngjajë. Edhe një herë Fantomasi është simboli njeriut ‘fake’ që jeton për të tjerët, për sytë e botës. Tani n.q.s ty të ka shkuar mendja tek ai…!
Po pse te Rakipi nuk shpërtheve ti?
Çani: Po por nuk kam përmendur emra. Them fantosmasi ose them Suma, kështu kot. Ti çfarë pret. Unë nuk jam aq vulgar sa të përmend emra nëpër emisioni sepse skam përmendur asnjëherë. Unë po ti them prapë, Fantomas, Suma. Unë gjithë njerëzit ‘fake’ ose të shtirur i përmbledh me Fanotmas ose Suma, nuk ka të bëjë me dy personazhet.