Prezantuesja e njohur, Enxhi Nasufi duket se nuk ka mundur t’i shpëtojë vëmendjes së publikut me jetën e saj private.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur romancën larg syve të kureshtarëve, një moment intim mes saj dhe partnerit të saj të dyshuar ka ndezur thashethemet.
Sipas burimeve të “Nzoom.biz”, Enxhi është në një lidhje dashurie me Erion Gina, vëllain e Alba Frangaj. I njëjti burim tregon se Erioni është divorcuar më herët dhe është baba i dy fëmijëve.
Burimi zbulon edhe një detaj që ka përforcuar këto dyshime: “Në aeroport, te vipi, ishin bashkë duke u puthur”.