Avioni u ngrit nga Bukureshti të hënën në orën 16:35 dhe kishte si destinacion Cyrihun.Por aeroplani duhej të bënte një ulje të paplanifikuar në Graz. Në avion u shfaq papritur tym në kabinë.
Pasagjerët duhej të mbulonin gojën me leckë pasi që s’u lejua vendosja e maskave të oksigjenit, ngase oksigjeni mund ta përkeqësonte situatën në rast zjarri.
Sipas Swiss, në bord ndodheshin 74 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Aktualisht konfirmohet se 10 pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.