Parim Olluri, gazetar, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka seriozisht ndalimin e Listës Serbe.
Kjo deklaratë e Ollurit në “Pressing”, të T7, vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Olluri ka thënë se “VV-ja këtë e ka për një grusht votash”.
“Vetëvendosja nuk e ka qëllimin me ndalu Listën Serbe, ka qëllim tjetër, një javë ose dy me shfytëzu politikisht, e ka sa për një grup votash”, ka thënë ai.
Sipas tij, sikur VV-ja ta kishte seriozisht do të sillej ndryshe ndaj Listës Serbe, e jo vetëm tash në prag të zgjedhjeve.
“Tash pak para zgjedhjeve e kanë zbulu një detaj që mundet një javë apo dy me i ndihmu, e tash del Sami Kurteshi e merr bajrakun e na tregon qysh duhet me ru shtetin e Kosovës”.
“Dy herë pas Banjskës i lejuan deputetët e Listës Serbe dy herë me i marrë mjetet, duke u lajmëruar një herë në muaj, herën e fundit, meqë po shkojmë ka zgjedhjeve ia qitën shpinën ja smundeni me hy këtu se jeni me terrorista”, ka thënë ai.