Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve.
Në një shkrim në InstaStory, ai e quan “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.
Ai në anën tjetër ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest.
Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen në “Kënga Magjike”.
“Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit Top Channel Albania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë”, u shpreh ai
“Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh”, tutje shtoi.
Kjo vjen pas finales, ku fituese u shpall Shkodra Elektronike me “Zjerm”, e në vend të dytë u rendit Elvana Gjata.