Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur dy politikanë si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.
Ai përmendi fillimisht Mid’hat Frashërin, shkrimtarin e veprimtarin e madh të Rilindjes Kombëtare.
Së dyti, ai tha emrin e Ibrahim Rugovës, politikanit të urtë e pacifist të Kosovës.
“Do e marrë një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova”, tha Cana para disa ditësh në emisionin “Oxygen”, kur iu kërkua ta tregonte se kush është për të politikani shqiptar i të gjitha kohërave.