Bekim Haxhiu nga PDK, ka reaguar lidhur me 100 eurot e ndara nga kryeministri Kurti, për fëmijët dhe pensionistët në prag të zgjedhjeve.
Ai u shpreh se Kurti po mundohet të blejë vota me paratë e popullit.
“Albin Kurti ka shkel mbi çdo kauzë të tij, tani po perpiqet te blejë vota me parat e popullit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nga 100 mijë euro grante për anëtarët e VV-së, i ka ndarë Qeveria Kurti, ndërsa 100€ i ndanë sadaka në fushatë elektorale.
Kjo është Qeveria Kurti e mashtrimit e abuzimit me parën publike, qeveri e hajnisë e korrupsionit dhe nepotizmit.
Albin Kurti ka shkel mbi çdo kauzë të tij, tani po perpiqet te blejë vota me parat e popullit.
Hajna dhe mashtrues!