Brenda dasmës së Lori Hoxhës, detaje të reja

Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha këtë vit i dha fund beqarisë.

Dasma e saj me Vis Bajraktarin mblidhi disa nga fytyrat e njohura publike e organizuar në një nga lokalet e Tiranës, me dekor përrallor, shkruan “Kosovarja”.

E rrethuar me qirinj sallën e karakterizuan edhe mijëra buqeta me lule në ngjyrë të bardhë.

Për ndryshe Lori dhe Visi festën e dashurisë e mbajtën larg syrit mediatik duke festuar me njerëzit e zemrës.