Veprimi i shpeshtë i Luiz Ejllit shkruhet në murin e shtëpisë së Big Brother VIP 4

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip” është vetëm pak orë larg nisjes dhe deri tani janë zbuluar disa detaje, si për personazhet ashtu edhe për ambientet e shtëpisë.

Vetë Sara dhe Lori Hoxha kanë ndarë shpesh pjesëza të vogla nga shtëpia, ku është parë se janë përfshirë shumë ngjyra në arredim.

E së fundmi, Lori ka ndarë një foto me një slogan të vendosur në një prej mureve të shtëpisë lidhur me biznesin e saj për pijet energjike, ku shkruhet: “Zgjohu i pari, fli i fundit”.

Ndjekësit e kanë lidhur këtë frazë me Luizin, duke qenë se ai mori vëmendje edhe për faktin se flinte gjithnjë i fundit dhe zgjohej i pari për të qenë vigjilent dhe koherent me lojën brenda BBV2.