Reagon Lela, bën postimin e parë në Instagram pas eleminimit nga BBVK

Lela është banorja e radhës që u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova 3”.

Nga profili i saj një ‘Instagram” erdhi një reagim ku falënderohen të gjithë ata që e përkrahën në këtë rrugëtim. Ajo shprehu se dashuria dhe mbështetja nga ndjekësit ishin forca e saj më e madhe gjatë gjithë kohës në shtëpinë e Big Brother-it.

“Dashuria dhe përkrahja e juaj ishin forca më e madhe për mua dhe jam pafund mirënjohëse,” shkroi Lela në postimin e saj, duke theksuar rëndësinë e ndjekësve në jetën e saj.

Pas eliminimit, Lela dha një intervistë emocionuese me prezantuesin Alaudin Hamiti. Ai e pyeti atë në lidhje me statusin e saj të marrëdhënies, duke e bërë atë të zbulonte se kishte qenë e fejuar për një periudhë të gjatë.

Lela shpjegoi: “Po, është e vërtetë. Kam qenë në një lidhje për gjashtë vjet dhe kur e kam pyetur Leonin se çfarë dëshiron të dijë më shumë, ai më tha se do t’i dijë gjërat për të kaluarën vetëm pasi të dalim nga shtëpia.” Kjo zbulim e çoi bisedën në një nivel të ri, duke ngritur më shumë pyetje për lidhjet personale të banorëve.