Për ju që i humbët: Këto janë pamjet spektakolare të Big Brother VIP 4

Shtëpia më e përfolur në Shqipëri rikthehet me një pamje të re që të lë pa fjalë!

Big Brother VIP 4 ka hapur zyrtarisht dyert dhe këtë sezon, shtëpia shkëlqen më shumë se kurrë.

Plot ndriçim dhe ngjyra të gjalla, çdo detaj i dizajnit është menduar për të krijuar një ambient modern dhe energjik, që jo vetëm do të sfidojë banorët, por edhe do t’i mahnisë shikuesit.

Nga zonat e rehatshme të qëndrimit, tek dhomat e gjumit me ngjyra të veçanta dhe oborri i ndriçuar magjishëm, ky sezon premton një spektakël të vërtetë, jo vetëm nga banorët, por edhe nga skenografia.