Parashqevi Simaku do të gëzojë të drejtat e autorit mbi këngët e saj të publikuara në rrjete si YouTube, deri tani nga kanale abuzive që tentojnë të përfitojnë në kurriz të veprave të të tjerëve.
Të paktën kështu premton dhe shpreson biznesmeni Elton Ilirjani, i cili thotë se veprimi i Pirro Çakos, i cili hoqi një këngë të Simakut e të kompozuar prej tij nga një kanal anonim dhe e ripublikoi te kanali i tij, ka qëllim pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Prej ditës kur Simaku u rishfaq në ekrane duke bërë që lajmet për të të shpërthejnë në media dhe vëmendja të ishte më e madhe se kurrë, dhjetra kanale anonime në Youtube e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të përfituar klikime me këngët e saj.
Fatkeqësisht, jo vetëm Parashqevi Simaku, por edhe shumë artistë të tjerë që kanë krijuar në periudhën e komunizmit, sot nuk gëzojnë të drejta të këgëve të tyre.
Kështu Elton Ilrjani thotë se veprimi i Pirro Çakos është një hap i duhur në këtë drejtim. Ai gjithashtu zbulon se Parashqevi Simaku ka mall dhe respekt për Pirro Çakon dhe babain e tij Gaqo Çakon.