Ky është qyteti i njohur italian që do të ndalojë duhanpirjen edhe ambientet e hapura, ligji hyn në fuqi më 1 janar! Ja sa gjobiteni nëse nuk respektoni rregullat

Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025, duhanpirja do të ndalohet edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.

Ndalimi specifik do të përfshijë rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro. Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.

Që në vitin 2021, në metropolin verior italian ka hyrë në fuqi ndalimi i parë, sipas të cilit nuk lejohet pirja e duhanit në zonat ku qytetarët ushtrojnë, luajnë fëmijët e vegjël, si dhe në stacionet e autobusëve dhe ambientet sportive.