Mihrije Braha kujton amanetin e nënës: Ka qenë shumë e vështirë…

Mihrije Braha ka deklaruar se do e kujtojë këtë vit me shumë dhimbje. Në Shtator këngëtarja e njohur humbi nënën dhe me hidhërimin që ende nuk ka kaluar, në programin e “Rudina” ajo ndau kujtimet e ditëve të fundit me të shtrenjtën e saj. Veç momenteve me të, ajo kujton edhe amanetin e së ëmës.

Rudina Magjistari: Ajo e ndjente që ishte drejt fundit?

Mihrije Braha: Po e ndjente dhe fliste bile. Në njërën prej ditëve më tha që të ecnim pak, dolëm tek ballkoni. Kur dolëm tek dera e dhomës dhe në tha “kur të vdes unë, këtu ke për të vendosur një karrige dhe kur të vijnë gratë këtu kanë për t’u ulur për të shprehur ngushëllime”, m’u duk sikur më ra një bombë në kokë. E di që i kam thënë që ka kohë për atë pjesë, por në momentin që ajo dha frymën e fundit gjënë e parë që kam bërë, kam shkuar kam marrë një karrige dhe e kam vendosur aty. Aty ku më ka thënë, aty e kam vendosur karrigen.