“Kujdesem unë për djalin”- U ndanë 9 muaj pasi u bënë me fëmijë, Ajsel Abazi thumbon Eros Grezdën? Ish-partnerja e futbollistit: S’ka bashkëprindërim

Ajsel Abazi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe bashkëprindërimin me futbollistin Eros Grezda, me të cilin u nda rreth 9 muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre.

Në një “ask me a question” në profilin e ish-partneres së futbollistit në Instgram, Ajsel është pyetur se si po shkon bashkëprindërimi me Erosin.

“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi? Pyetja sepse e njëjta situatë”, është pyetur ajo.

Në përgjigjen e saj, Ajsel theksoi se nuk ka asnjë bashkëprindërim mes tyre, dhe se ajo është e vetmja që kujdeset për djalit të tyre të vogël, Kian.

Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”, shprehet ajo.

Kjo përgjigje e modeles mesa duket bëri të qartë se ajo është e vetmja që merret me djalin dhe se Erosi nuk ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

Ndërkohë, prej kohesh futbollisti është përfolur shumë se do jetë një nga banorët që do t’i bashkohet garës së Big Brother Vip në edicionin e katërt. Nga vetë ai nuk ka pasur një konfirmim, por as nuk ka mohuar këto thashetheme.

MARTESA NË FSHEHTËSI DHE NDARJA PAS LINDJES SË DJALIT

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua uruaN ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.