Shqipëria do të përballet me Serbinë në rrugën drejt Kampionatit Botëror 2026. E ndeshja e parë kualifikuese mes dy kombëtareve do të luhet më 7 qershor 2025 në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit më 11 tetor 2025.
Kampanja kualifikuese për “Kuqezinjtë” do të nisë më 21 mars 2025, kur do të udhëtojnë drejt Anglisë. Tre ditë më vonë, në “Air Albania” do ta presin Andorrën.
Më 10 qershor udhëtojnë drejt Letonisë, e më pas do ta presin Serbinë.
Më 9 shtator do të jenë vendës të letonezëve, ndërsa më 11 tetor udhëtojnë në Beograd.
Kualifikimet, Shqipëria do t’i mbyllë me udhëtimin në Andorra më 13 nëntor e ndeshjen e fundit më 16 nëntor do ta luajë si nikoqire ndaj Anglisë.
Ekipi i parë i grupit kualifikohet direkt në Botëror, ndërsa i dyti luan në playoffit.