“Ka një stabilitet politik” – Surroi që ka kontratë me Qeverinë Kurti, s’ndalet me lëvdata për ta

Publicisti Veton Surroi, duke folur në Debat Plus, ka analizuar periudhën katërvjeçare të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke vënë theksin në disa elemente.

Surroi e konsideron të rëndësishëm faktin që ky është mandati i parë i plotë katërvjeçar në historinë e qeverisjes së Kosovës, duke e cilësuar si një fazë të re të stabilitetit politik në vend.

“Ajo çka mund të thuhet është se ky është mandati i parë që përmbyllet në katër vitet. Është mandati i parë i plotë. Dhe kjo demonstron një fazë të re në zhvillim politik të Kosovës. D.m.th. ka një stabilitet politik të cilin Kosova nuk e ka pasur. Stabilitet natyrisht relativ brenda kushteve të cilave gjendemi”, ka thënë Surroi.