Drenusha ka kërkuar nga gazetarët që të zbardhet angazhimi i babait të saj pas akuzave që bëri Xuxi ndaj tij.
Drenusha u shpreh se e gjithë ngjarja është e rëndë dhe nuk do duhej që babai i saj i ndjerë të përfshihet në lojë nga banorët.
“Ka 27 vjet që ka ndërruar jetë dhe unë ende nuk jam pajtuar me vdekjen e tij. Unë i kam thënë edhe Vullnetit që kisha dashtë dikush me u marrë më shumë me këtë çështje se po du me ditë çka po flitet a është e vërtetë. Unë si fëmijë nuk mundem me ditë shumë, por me atë që e di nga nëna ime e di që ka qenë shumë i pastër”, u shpreh Drenusha.