Rrahmani: Pa Kurtin nuk ekziston Vetëvendosje – ja pse u largova nga kjo parti

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka thënë se diskursi i kryeministrit, Albin Kurti është arsyeje që ai nuk është më pjesë e LVV-së.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është Albin Kurt dhe pa të nuk ekziston kjo parti dhe sipas tij nuk ka ndryshime në të – prandaj u largua.

“Ky diskurs është arsyeja që unë nuk jam pjesë e LVV-së, për shkak se ky është kryetar i subjektit politik është prirës i Qeverisë, krejt kësaj agjende që unë kundërshtoj. Do të thotë merreni si person ose si organizim politik, por LVV është Albin Kurti, përndryshe nuk ka VV… Në LVV kam shku për shkak të Kurtit dhe kur kam qenë kam thënë se pa të nuk ekziston partia… Nuk mundem me qëndru me dikon i cili për më i rujt ato agjendat e veta, e kufizon, e shkarkon deputetë për shkak të një votimi ndryshe. Ajo për mu është e pakuptueshme dhe ajo çfarë i ofrohet shoqërisë prej një qeverisje të tillë është e papranueshme dhe nuk ka me qenë kurrë pjesë e atyre agjendave”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Eman Rrahmani dhe  Visar Korenica ka disa muaj që janë larguar nga partia Lëvizje Vetëvendosje.