Vigan Qorrolli nga Vetëvendosje u shpreh i bindur se subjekti politik ku ai bën pjesë do të dalë fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
” Lëvizja Vetëvendosje me 9 shkurt do ta mirëmbajë rezultatin e 2021 ose edhe do ta rrisë”, tha ai.
Derisa për opozitën tha se nuk bëri opozitë vetëm se dërgoi ligje në Gjykatën Kushtetuse.
Ai u mburr me qeverisjen aktuale Kurti duke thënë se besimi më i madh është politikë se sa në drejtësi.
“Për herë të parë kemi nxjerr një ligj të vecantë që është ligji për realizmin e të drejtës për gjykim në kohë të arsyeshme.” tha ai.